Sport

Deklarata e Jose Mourinhos pas humbjes që pësoi nga Manchester Unitedi

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 04 December 2019

Jose Mourinho është deklaruar rreth humbjes që pësoi Tottenham Hotspuri ndaj Manchester Unitedi në Old Trafford.

Spurs u mposhtën në udhëtim te Djajtë e Kuq me rezultat 2-1, derisa trajneri portugez ka pësuar humbjen e parë te skuadra e tij e re.

Special One deklaroi pas ndeshjes se Unitedi ishte më i mirë se ata dhe përfunduan aksionet e tyre me sukses.

-Advertisement-

“Rezultatet e United ndaj skuadrave të mëdha kanë qenë të mira, Chelsea, Liverpool, Leicester”, ka thënë Mourinho.

“Mënyra se si luajnë ata është e lehtë për ta. Ata nuk kanë frikë që të mbrohen dhe që të luajnë përpara”.

“Është më e lehtë për ta që të luajnë ndaj një skuadre më të mirë, ndaj një skuadre që e kërkon më shumë ta mbajë topin. Ata ishin më të mirë se ne në fushë dhe e merituan fitoren”, ka shtuar më tej portugezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera