Sport

Deklarata e Gentian Mezanit pas barazimit me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 07 April 2019

Gjilani dhe Drita kanë luajtur baras 0-0, në duelin  vlefshëm për javën e 26-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani deklaroi:

-Advertisement-

“Prej se kam ardhur këtu, kam parë një tifozëri që më ka kërkuar të fitojë ndeshjen me Dritën. E kam kuptuar rëndësinë e ndeshjes. Normalisht të jep emocione kur ke të dyja tifozeritë kur bëjnë një përformancë të tillë. Uroj të mbushen sa më shumë stadiumet në Kosovë dhe Shqipëri ashtu si sonte”, tha Mezani për SuperSport.

“Jam i kënaqur me lojën, pasi luajtëm gati 40 minuta pa një lojtarë kundër një skuadre me cilësi. Bëmë një lojë të mirë në fazën defensive. U pa një dëshirë e madhe nga lojtarët dhe një karakter i madh. E vështirë pastaj dhe pjesa e dytë ishte një skenar edhe pse 10 me 10, skuadra u lodh në pjesën e parë dhe vështirë të gjendet forca për të goditur. Jam i kënaqur me një pikë dhe duhet t’i gëzohemi barazimit”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera