Deklarata e fortë e Selamit: Basha përdori çadrën për të bllokuar reformën në drejtësi
Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 21 July 2017
Eduard Selami deklaroi në Top Story se Lulzim Bashën protestën në çadër dhe bojkotin e Parlamentit e përdori për të bllokua reformën në drejtësi. Kjo, sipas Selamit vuri partnerët ndërkombëtarë kundër Partisë Demokratike.
“Basha na vendosi edhe kundër perëndimorëve. Ka thënë për marrëveshjen që më nxorrën në pritë amerikanët dhe gjermanët. Kjo nuk është kështu. Basha e përdori çadrën për të bllokuar reformën në drejtësi. Ajo kauza e çadrës nuk ishte e sinqertë. Hyri në çadër, kështu edhe ashtu dhe sesi doli nuk e morëm vesh. Madje nuk ka as një kontratë të firmosur me zotin Rama”, – tha ai.
Selami tha gjithashtu se nëse nuk do të ishte për Sali Berishën, Lulzim Basha do të ishte dorëhequr.
“Personi që e mbajti zotin Basha kryetar ishte Berisha, ndryshe Basha do të dorëhiqej si kryetar. Modeli i zotit Basha nuk është modeli i zotit Basha, është një hije e zotit Berisha, që nuk mund të përsëritet dhe fakti që në dy zgjedhjet e fundit, Basha ka bërë humbjet më të mëdha të pd mjafton që ai nuk duhet të jetë më në PD”, – tha Selami.
Kandidati për kryetar të partisë më të madhe të opozitës tha se PD ndodhet në një krizë dhe pjesë e krizës është edhe mungesa e barazisë në garë. Selami tha se ai garanton bashkimin e Partisë Demokratike dhe tha se modeli që ai ka parashtuar në fushatën para anëtarësisë është mbështetur gjerësisht, madje edhe nga grupi që është shfaqur kundër garës.
“Edhe Patozi dhe këta të tjerët që janë kundër garës nuk kanë asgjë me mua. Nuk kanë asgjë me modelin tim, madje e mbështesin dhe vetëm më thonë se nuk fiton dot garën”, – tha ai.
Selami tha se Basha nuk mbajti premtimin për të zhvilluar debate në garën për kryetar. “E lamë që do të bënim debate dhe menduam edhe për moderatorin madje. Këtë premtim nuk e mbajti, madje nuk la as mediat të hynin. Zoti Basha e refuzoi debatin, por ne edhe me dyer të mbylluara kemi bërë debate dhe kanë qenë goxha të ashpra si në Shkodër”, – u shpreh Selam
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...