Sport

Deklarata e Fadil Ramës pas barazimit me Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 01 October 2020

Drenica ka luajtur baras 0-0 me Gjilani, në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së katërt në elitën e futbolli kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Fadil Rama, ka deklaruar se rezultati real i këtij takimi ishte barazimi

“Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe tejet e mirë nga dy skuadrat. Mundësitë i kishin që të dy ekipet për ta fituar ndeshjen, por mendoj që rezultati real i kësaj ndeshje ishte barazimi. Futbollistët u angazhuan dhe me sukses kanë zbatuar detyrat taktike të dhëna para ndeshjes”, deklaroi Rama për “Art Sport”.

-Advertisement-

Tutje ai theksoi se është i kënaqur me pikët e arritur në këto katër xhiro.

“Duke patur parasysh që kemi nisur vonë me përgatitjet dhe kemi mungesa e të shumta mund të them që jemi të kënaqur edhe me këto pikë të arkëtuara”, përfundoi Rama për “Art Sport”.

Pas këtij barazimi Drenica renditet e pesta me 5 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera