Lajme

Deklarata e Blinkenit, Kurti: Nuk do t’ia dorëzoj Republikën demokratike milicive fashiste

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 30 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku ky i fundit ka kërkuar që të ndalen menjëherë masat qeveritare në veri, të cilat ai i quajti të dhunshme, dhe të ripërqendrohet në dialog.

Kurti, në një intervistë për CNN International me moderatoren Isa Soares, ka thënë se Republikën e Kosovës nuk do t’ua dorëzojë “milicive fashiste”, duke iu referuar turmave të serbëve që po protestojnë dhunshëm tash e dy ditë.

“Të gjithë ndërkombëtarët i kanë pranuar rezultatet. Kështu, kryetarët duhet të shkojnë në zyra. Po punoj për së afërmi me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA dhe BE, të cilët i konsiderojmë miqtë më të rëndësishëm, por nuk do t’ia dorëzoj republikën demokratike milicive fashiste”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera