Deklarata e Bekim Isufit pas barazimit me Dritën
Autori: Gazeta inFokus
18:29 | 15 September 2021
Drita dhe Ballkani i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 0-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e katërt në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, i cili ka thënë se të dyja ekipet e kanë studiuar mirë njëra tjetrën.
Me pas ai shtoi se barazimi ishte epilogu real i këtij takimi.
“Mendoj se dy ekipet e kishim studiuar mirë njëra tjetrën dhe për këtë arsye kishte pak raste gjatë ndeshje. Ndoshta tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatin, por duhet të jenë të kënaqur me lojën e treguar në fushë. Të dyja ekipet nuk donin të bënin gabime dhe ishte një lojë e kalkuluar mirë. Ndoshta në fillim të ndeshjes ishim paksa më të mirë, por pastaj patëm vështirësi dhe Drita kishte një dominim të lehtë. Në fund, mund të them se barazimi ishte epilog real. Mos të harrojmë që Drita ka ekip jashtëzakonisht të fortë”, tha Isufi.
Pas këtij barazimi, Ballkani vazhdon kryesimin me 8 pikë, aq sa ka edhe Drita që pozicionohet e dyta.
Ndeshjen e radhës, Ballkani e luan në shtëpi ndaj Llapit, kurse Drita udhëton në Skenderaj për tu ballafaquar me Drenicën./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...



































