Sport

Deklarata e Artetas pas humbjes: Merituam fitoren

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 06 February 2021

Arsenali sot u mposht nga Aston Villa, në kuadër të javës së 23-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja që u zhvillua në ‘Villa Park’ u mbyll me rezultat minimal , 1-0, në favor të nikoqirëve.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, i cili ka thënë se skuadra e tij ka merituar fituren.

-Advertisement-

“Me të vërtetë një paraqitje e fortë. Ne dominuam tërë lojën, dominuam në secilën pjesë të fushës. Nuk e merituam humbjen, duhej të fitonim”, është shprehur tekniku spanjoll.

Pas kësaj humbje Arsenali radhitet në vendin e dhjetë me 31 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera