Sport

Deklarata e Armend Dallkut pas fitores ndaj Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 20 October 2019

Prishtina ka arkëtuar pikët e plota nga udhëtimi në Ferizaj, pas shënoi fitore me rezultat solid 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshje trajneri i bardhekaltërve, Armend Dallku është shprehu i lumtur me pikët e fituara:

“Ishte një ndeshje ku kishim nevojë jetike për pikët. Rezultati është i merituar, pasi që bëmë një ndeshje të mirë dhe ku kufizuam kundërshtarin në një rast të vetëm. Neve na mbetet të përmisohemi dhe të rikuperohemi për ndeshjet e radhës”, deklaroi Dallku për “Super Sport Kosova”

-Advertisement-

Më pas tekniku vushtrrias theksoi se nuk është i kënaqur me repartin sulmues të ekipit të tij, pasi që po krijojnë shumë raste, ndërkohë që shumë pak po i finalizojnë.

“Në çdo repart kemi probleme, por në repartin e sulmit është më i theksuar. Pavarësisht se shënuam dy gola ne patëm mundësi të shënonim më tepër. Po kemi gjithashtu edhe problem me terenet, pasi që stërvitemi në bari sintetik, ndërkohë që luajmë në teren natyral”, përfundoi i pari i shtabit teknik te klubi kryeqytas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera