Sport

Deklarata e Ardian Nuhiut pas barazimit me Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 07 April 2019

Drita ka luajtur baras 0-0 me Gjilanin, në kuadër të javës së 26-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Aridan Nuhiu, deklaroi:

-Advertisement-

“Duke parë ndeshjen mendoj se në pjesën e dytë e merituam fitoren. Një pjesën e parë ndoshta nuk krijuam shumë raste. Kishim qarkullimin e topit, por nuk arritën të jemi të rrezikshëm. Pastaj, në pjesën e dytë bëm gjithçka për të shënuar, por ishte çështje fati që nuk realizuam”, theksoi Nuhiu për SuperSport.

Nuhiu tregon pse bëri vetëm një zëvendësim.

“Derisa ekipi po luante mirë, po krijonte, nuk kisha pse të zëvendësoj. Po të kisha një sulmues tipik, ndoshta do të reagoja”, shtoi Nuhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera