Sport

Deklarata e Afrim Tovërlanit pas fitores ndaj Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 20 September 2020

Feronikeli e ka nisur furishëm sezonin e ri në Superligë, pasi në shtëpi e ka mposhtur Gjilanin me rezultat te thellë 4-0, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘industrialistët’ i kanë realizuar Bedri Greca 3x dhe Cezar Santos.

Pas ndeshjes trajneri i Niklit, Afrim Tovërlani, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur.

-Advertisement-

“Kemi pasur raste për të shënuar edhe më tepër gola, por jemi shumë të kënaqur edhe më këtë rezultat, pasi kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë si Gjilani. Kemi bërë disa ndryshime gatë afatit kalimtar por skuadra ende nuk është komponuar sa duhet. Gjithsesi, për fillim është shumë mirë”, ka thënë Tovërlani për Klan Kosova.

Ndeshjen e radhës Feronikeli e luan në udhëtim te Ballkani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera