Dedikimi i Bekim Jasharit për djalin e tij që mban emrin e Hamzës
Autori: Gazeta inFokus
13:40 | 16 September 2018
Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skenderajt dhe njëherit djali i dëshmorit të kombit Hamëz Jashari, ka shkruar sot një dedikim për ditëlindjen e djalit të tij që mban emrin e Hamëzes.
Jashari tha se djali I tij jo vetëm që ka trashëguar emrin e gjyshit por po rritet duke e forcuar edhe virtytet e tij dhe dashurinë për vendin e shqiptarët.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë dedikimin e Bekim Jasharit për Hamëzen që mbushi sot 16 vjeç:

Urime ditëlindjen biri im!
Ti nuk trashëgove vetëm emrin e gjyshit, por po rritesh çdo ditë duke forcuar edhe virtytet e tij. Ashtu sikur baba Hamzë që dikur kur protestonte e luftonte kundër pushtuesit, një javë më parë dhe te nipi i tij, Hamza i ri protestoi së bashku me popullin e Drenicës për të mos lejuar Vuçiqin të kaloj nëpër Drenicë, pa kërkuar falje për vuajtjet që shteti i tij i ka shkaktuar në Kosovë.
Edhe pse ende nuk kishe mbushur 16 vite, një javë më parë i’u bashkove qytetarëve të Drenicës në protestë kundër një vizite të padëshiruar të presidentit serb, vizitë e cila preku dhimbjet dhe plagët tona të luftës.
Të nderuar miq, sot në ditëlindjen e 16-të të Hamzës së ri dhe një javë pas protestës në Drenicë, them se ata që kanë dhënë leje për Vuçiqin, pa e respektuar vullnetin e qytetarëve të Drenicës kanë gabuar rëndë.
Qytetarët e Drenicës më kanë zgjedhur mua për kryetar dhe unë do të jem me ta çdo herë, nuk do të pranojë as injorimin dhe nënshtrimin e qytetarëve të Drenicës dhe as të institucionit që unë e udhëheqi.
Unë si kryetar i komunës së Skenderajt, nuk kam pasur asnjë njoftim nga institucionet tona për vizitën e Vuçiqit në fshatin Banjë, që është pjesë e Komunës së Skenderajt.
Injorimi i komunës së Skenderajt, nga ata që i japën leje, është injorim dhe mohim i gjakut të derdhur për Liri.
Prandaj qytetarët e Drenicës, veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, familjarë të zhdukurve dhe qytetarë të shumtë bllokuan rrugët dhe nuk lejuan Vuçiqin të hyjë në Drenicë, pa kërkuar falje në emër të shtetit që përfaqëson, shtet ky i cili ka shkaktuar shumë vuajtje në Kosovë.
Falënderoj të gjithë ata qytetarë, që një javë më parë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze protestuan të dielën e kaluar dhe nuk lejuan hyrjen në Drenicë të ish-ministrit të informacionit të Millosheviqit, tani president i Serbisë, pa kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin, që shteti tij e ka kryer në Kosovë.
Njëjtë do të duhej të vepronin edhe institucionet qendrore dhe nuk do të duhej të ndodhte lejimi i hyrjes në Kosovë të asnjë zyrtari të shtetit të Serbisë pa kërkim falje, që është hapi i parë në rrugën e paqes që synojmë.
Nga institucionet e Kosovës pres mbështetje dhe përkrahje për zhvillimin e Drenicës, dhe maturi kur bëhet fjalë për çështje që prekun plagët e luftës.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...




































