Lajme

Deda i quan deklaratat e Zekës spekulime

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 20 June 2017

Ilir Deda mohon se do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Kandidati për deputet nga Alternativa në një prononcim për arbresh.info ka thënë se deklaratat e Milaim Zekës se dy deputetë të kësaj partie do ta votojnë Ramush Haradinaj për kryeministër janë spekulime.

“Qëndrimet e Alternativës janë të njohura dhe janë publike, spekulimet e ndryshme nuk i komentojmë, sidomos këto nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, ka thënë Deda për mediat vendore.

-Advertisement-

Sot ish gazetari, tanimë i inkuadruar në politikë Milaim Zeka ka thënë se janë gjithsej 12 vota nga koalicioni LAA që do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryeministër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera