Sport

Debutoi me Brazilin, Alex Telles “falenderon” Alex Sandro-n

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 29 November 2022

Alex Telles foli pas suksesit 1-0 kundër Zvicrës, ndeshje në të cilën ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës dhe u shfaq shumë i lumtur.

Mbrojtësi i Sevilla-s deklaroi se, Alex Sandro i komunikoi zëvendësimin, pasi ky i fundit ndihej i lodhur.

“E pranoj se u befasova nga zëvendësimi, sepse nuk e prisja. Trajneri nuk më tha gjë deri në momentin e golit. Sapo shënuam, Alex Sandro u kthye nga unë duke festuar dhe më tha të bëhesha gati se ai ishte i lodhur. Gjithçka ndodhi shpejt dhe debutova.

-Advertisement-

Jam shumë i lumtur me debutimin tim në Kupën e Botës, kjo ishte adrenalina më e madhe që kam ndjerë ndonjëherë në jetën time. Shpresoj të luaj përsëri, por mbi të gjitha, rëndësi ka që Brazili të triumfojë.” – tha Alex Telles.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy