Sport

Debutimi më i keq! Futbollisti lë ndeshjen vetëm 20 sekonda pasi u fut, zhgënjimi i familjes në tribuna/ VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 19 September 2022

Debutimi i japonezit Shoya Nakajima në skuadrën e futbollit Antalyaspor, mund të quhet pa frikë debutimi më i keq.

Lojtari i sapo transferuar në skuadrën turke doli nga loja me karton të kuq pas vetëm 20 sekondash në debutimin e tij në shtëpi të shtunën. Ylli 28-vjeçar iu bashkua klubit turk nga Porto këtë verë dhe bëri debutimin e tij në javën e kaluar, në atë ndeshje që përfundoi 1-0 në Kayserispor.

Nakajimi u fut këtë sfidë në fushë në minutën e 58-të. Me Antalyasporin 1-0 dhe të dyja skuadrat tashmë me 10 lojtarë, japonezi dëshironte të linte një përshtypje të mirë para tifozëve të tij vendas.

-Advertisement-

Por kjo dëshirë bëri që ai të nxitohej, teksa Nakajima ndërhyri ndaj futbollistit të Demirspor, Jonas Svensson. Arbitri fillimisht i dha vetëm karton të verdhë, por ndërhyrja e VAR bëri që ai të detyrohej të linte fushën me një karton të kuq.

Kamerat fokusuan dhe familjen, që po e ndiqte nga shkallët e stadiumit dhe që dukej tejet e zhgënjyer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera