Sport

Debatik Curri tregon synimet e Prishtinës përball Besës

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 09 March 2018

Skuadra e Prishtinës të dielën udhëton në Pejë, ku do të përballet me skuadrën e Besës në kuadër të javës së 22-të në Vala Superligën e Kosovës, shkruan infokusi.

Futbollisti i Prishtinës, Debatik Curri në një prononcim për infokusi.com, është shprehur optimist para kësaj sfide tejet të rëndësishme si për Besën ashtu edhe për Prishtinën.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Jemi dy skuadra me traditë të madhe në futbollin kosovar, por me synime të ndryshme. Ne po luftojmë për titull, ndërsa Besa për të mbetur në ligë’, ka thënë mbrojtësi me përvojë të madhe.

-Advertisement-

“Synimi i Prishtinës është fitorja, shpresojmë në një fitore të radhës dhe ta ruajm epitetin e liderit në Superligë”, ka përfunduar Debatik Curri. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera