Debati për zgjedhjet eventuale mbulon dështimet qeveritare në veçanti dështimin në Këshillin e Evropës
Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 26 May 2024
Fuqia e një shteti varet shumë nga partneriteti strategjik që ka me aleatët ndërkombëtar e në veçanti me shtetet mike evropiane dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë partneritet Qeveria e Kosovës e ka luhatur dhe dëmtuar në masë të madhe sa që e rrezikon mbështetjen e nevojshme që do të ketë Kosova në të ardhmen
. Në rrugën e saj integruese në shumë Institucione ndërkombëtare e në veçanti në KiE, BE dhe NATO , Kosova e ka të pa mundur progresin apo edhe anëtarësimin pa ndihmën dhe lobimin e partnerëve dhe miqëve ndërkombëtar e në veçanti pa mbështetjen e SHBA-ve që janë më meritorët për lirinë e Kosovës por edhe Pavarësinë e saj dhe për ndërkombëtarizimin e Republikës së Kosovës në mbarë botën.
Është momenti kur politikanët e Kosovës duhet të kuptojnë të vërtetën se edhe kur ne mendojmë se SHBA-të janë gabim ata kanë të drejtë. George Friedman në librin ” 100 vitet e ardhëshme” me shumë analiza dhe parametra ekonomik, politik, gjeostrategjik, inovativ dhe zhvillimor e argumenton faktin se shekulli i 21-të është shekulli i fillimit të dominimit të SHBA-ve dhe a e dinë këtë apo a e kanë lexuar politikanët e Kosovës që sillen në këtë mënyrë?! Dështimet Qeveritare janë të shumta e në veçanti në rrafshin ekonomik, politik,social kulturor, integrues, edukativ, shëndetësor , në aspektin diplomatikë e në veçanti në ruajtjen e imazhit të saj në arenën ndërkombëtare. Rasti i Banjskës që ndodhi në shtatorin e vitit të kaluar që ishte një kthesë tragjike por edhe në favor të Kosovës ku u krijua një momentum i ri për Kosovën por nuk u shfrytëzua sa e si duhet.
Hapja e “kutis së pandorës ” me çështjen e dinarit serb është një autogol që e dëmtoj dhe e goditi Kosovën ndoshta sikur trazirat e marsit 2004 . Të jemi shkaku i faktorizimit të Serbisë në Këshillin e Sigurimit, të qortohet Kosova edhe nga miqtë evropianë dhe amerikan për këtë veprim është dhurata më e mirë për Serbinë dhe Rusinë e dhuruar nga vetë institucionet kosovare. Çështja e dinarit u politizua deri në atë masë sa që tani është temë e dialogut në Bruksel. Tani dinari për serbët në veri nuk është vetëm mjet pagesor por është emocion dhe “mollë e ndaluar ” , dhe prapë partneriteti me miqtë ndërkombëtar u anashkalua.
Pas liberalizimit të lëvizjes pa viza në BE si proces të shumë pritur nga qytetarët e Kosovës, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dukej se do të rritë shpresat për përshpejtimin e integrimit në BE dhe me kohë në NATO por edhe në këtë proces dështuam si pasojë e mos dëgjimit dhe mos kordinimit me miqtë ndërkombëtar. Duke pasur parasysh faktin se opozita aktuale është inerte dhe e pa vizion ra pre e “darkës së gabuar ” por shumë mir të gatuar nga Kryeministri Kurti. Në vend që opozita të mirret me dështimet qeveritare në çdo pore të shoqërisë ajo ra në grepin e zgjedhjeve që janë në duart e Kryeministrit e jo të Qeverisë.
Zgjedhjet eventuale mund të jenë të shpallura atëherë kur ai mendon se është momenti e jo kur opozita kërkon. Fati i Kurtit është që në opozitë nuk e ka Albinin si opozitar profesional! Opozita, analistat dhe gazetarët nëpër studio televizive sot debatojnë për zgjedhje eventuale pa datë e me konspiracion në vend që të debatojnë për dështimet e shumta të cilat e kanë shndërruar Kosovën në shtet nga i cili duhet ikur e jo në shtet me vizion dhe për të jetuar e qëndruar në të.
Ikën qytetarët dhe kapitali i bizneseve vendore nga Kosova e qeveria në heshtje i realizon objektivat e veta për pushtet e në interes të partisë politike e jo për shtet e në interes të qytetarëve të Republikës sonë. Masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian po vazhdojn të jeni fuqi e si duket edhe të qëndrojn edhe gjatë në qofse nuk rritet përgjegjësia dhe llogaridhēnja për dështimet në kontinuitet. Zgjedhjet nuk janē fontanë dëshirash por vizion dhe mision për zhvilluar shtetin e për të mbështetur qytetarin e jo për tē kapur pushtetin.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...