Sport

De Rossi: Dybala? Kushdo që dëshiron të largohet është i lirë

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 12 August 2024

Trajneri i AS Romës, Daneiele De Rossi, ka thënë se cilido lojtarë që dëshiron largimin nga skuadra e tij është i lirë.

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala siç raportohet nuk është i kënaqur tek ‘romakët’, madje, ai në miqësoren e fundit të Romës luajti vetëm 15-minuta duke ndezur thashethemet lidhur me të ardhmen e tij.

“Unë nuk e bëj formacionin tim bazuar në thashetheme, ato ua lë të tjerëve. Nuk ka asgjë që ka ndikuar në zgjedhjet e mia. Kundër Evertonit vendosa ekipin që doja. Ne po fillojmë t’i afrohemi kampionatit dhe duhet të jemi gjithnjë e më të gatshëm për sezonin e ri”, ka thënë Dybala.

-Advertisement-

“Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë jo vetëm për Dybala-n. Kushdo që dëshiron të largohet është i lirë”, ka theksuar tekniku italian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera