Sport

De Bruyne ndanë mendjen, Liverpoool apo Real Madrid?

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 17 November 2020

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka treguar që dëshiron të vazhdoj të rrijë në ‘Etihad’, shkruan Gazeta inFokus.

Belgu ka kontratë me Cityn deri në vitin deri në vitin 2023 dhe negociatat për rinovimin e kontratës kanë nisur.

Ofertat për 29 vjeçarin nuk kanë munguar, përfshirë është Real Madridin dhe Liverpoolin, e ky i fundit është klubi i tij i ëndrrave, gjithsesi dëshira e tij për të vazhduar me Cityn mbetet më e madhe.

-Advertisement-

Në një intervistë për VTM, De Bruyne ka deklaruar që diskutimet për vazhdimin e marrëveshjes kanë nisur.

“Është e mundur (zhvillimi i negociatave vetë) duke parë se unë dua të qëndroj te Manchester City.

Nëse do të doja të largohesha dhe klubi nuk do të ishte dakord, do të duhej dikush për të negociuar. Po flasim, por nuk kemi përparuar shumë. Gjithsesi, nuk do të ketë vështirësi nga të dyja palët” ka përfunduar mesfushori belg./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera