De Biasi me deklaratë ‘bombë’ për largimin e Xhakës nga Kombëtarja shqiptare

Autori: Gazeta inFokus
22:40 | 10 July 2017
Tashmë De Biasi nuk është më trajner i Kombëtares dhe ndoshta mund të fliste më shumë për largimin e Taulant Xhakës nga Kombëtarja, por sërish ai i ka qëndruar fjalëve që ka thënë edhe më parë.
Ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur problem me asnjë lojtar, po ashtu edhe me Xhakën.
“Problemi është që trajneri bën një detyrë të tillë, jo fort komode dhe kërkon të përcjellë dhe të mbajë në gjendje të mirë 23 lojtarë. 11 vetë luajnë, të tjerët duhet të ulen në pankinë. Nëse dikush mendon se e kam personale, atëherë ka probleme me veten e tij. Duhet një skuadër e bashkuar, duhet të jetë e tillë. Nëse dikush mendon se është më i mirë se të tjerët, këtë duhet ta tregojë në fushë. Unë edhe mund të gaboj tek zgjedhjet e mia, por zgjedhjet e mia duhet të respektohen dhe të pranohen. Natyrisht, edhe ata që hyjnë si zëvendësues janë të kënaqur dhe ai që del nuk është i kënaqur. Nuk mund të kemi dy sjellje, tjetër ku luajmë dhe tjetër kur nuk luajmë. Të gjithë janë lojtarë që duan të ndihmojnë skuadër”, tha De Biasi.
Tekniku italian tha se edhe Xhaka është si shumë lojtarë të tjerë që bëjnë pjesë në Kombëtaren tonë, ndërsa tregon edhe arsyet e lënies në stol.
“Pas ndeshjes me Zvicrën ai luajti pak me Francën dhe nuk luajti kundër Rumanisë si titullar. Më pas, nuk luajti titullar me Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Me këtë të fundit ishte zgjedhje teknike se pas tre ditësh kishim ndeshje me Spanjën dhe e lashë jashtë që të luante titullar me Spanjën. Në ndeshjen kundër Italisë, kundër Izraelit në Elbasan, kundër Italisë nuk mendova ta hidhja si titullar sepse kemi disa instrumente që quhen GPS dhe sa i përket çështjes fizike, kishte një kondicion fizik më inferior se të tjerët. Kjo ka qenë arsyeja”, tha ish-trajneri i Kombëtares./Top Channel/

Të tjera
-
DW: Më 11 maj zgjedhjet në Shqipëri, në garë 2.046 kandidatë për 140 vende në Parlament – Për herë të parë voton edhe diaspora
Më 11 maj 2025 në Shqipëri zgjidhet qeveria e re, e cila pritet të drejtojë v...
-
Mblidhet KQZ-ja, në rend dite regjistrimi i një partie dhe pezullimi i një tjetre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nga ora 13:30. Në ...
-
LDK me kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ish-ministrave
LDK sot në orën 13:15, do të dorëzojë kallëzim penal për “keqpërdorim të dety...
-
Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje
Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit t...
-
Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për trafiki...
-
Qeveria kalimtare s’i kalon Abdixhikut: PDK dhe AAK e refuzojnë me mirësjellje, kërkojnë qeveri të ish-opozitës
Vetëvendosja nuk ka numra për të zgjedhur Albulena Haxhiun, Kryetare të Kuven...
-
Analistët: Vazhdimi i seancave çdo 48 orë, është absurd
Moskonstituimi i Kuvendit konsiderohet dështim i klasës politike. Sipas ish-g...
-
Gërvalla merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Varshavë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është...
-
“Hendeku është i madh”- Abrashi tregon pse nuk ka ofertë bashkëpunimi me PDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin “Click” në RTV2...
-
I dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së dërgohet në mbajtje për 48 orë
Gjatë ditës së sotme është arrestuari personi me iniciale B.K., në Podujevë, ...
-
Test nervash: Provoni ta dëgjoni Fitore Pacollin se pse duhet të votohet fshehtë Albulena Haxhiu
Ky nuk është lajm, por një testim nervash qytetarëve nga Fitore Pacolli në RT...
-
Dakaj: Opozita s’ka guxim, po e lë Kurtin të gabojë, por s’po e bënë vetë betejën
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka deklaruar se partitë opozitare nuk kanë guxon poli...