Sport

David Villa akuzohet për ngacmimin seksual

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 24 November 2020

Futbollisti spanjoll, David Villa, është akuzuar për ngacmim seksual, shkruan Gazeta inFokus.

Ishte Skyler Badillo ajo që kishte ngritur akuzat për lojtarin.

Badillo është ish praktikante në New York City FC, ekip ky ku Villa kishte kaluar 4 vite të karrierës si futbollist.

-Advertisement-

Skyler thot që kishte tentuar të bisedonte me klubin, por që fjalët e saja nuk ishin marrë parasysh.

Ajo ishte 20 vjeçare në atë kohë dhe sipas saj, 38 vjeçari i kishte ofruar asaj alkool, ani pse ajo ishte nën moshë të ligjshme për të.

Ai filloi të më pyeste se çfarë lloj alkooli pi, unë isha 20 vjeç në atë kohë.

Unë iu përgjigja që nuk pi me të vërtetë, ai po pyeste se vazhdimisht, ‘çfarë lloj alkooli duhet të blej’ në mënyrë që të shkoja në apartamentin e tij për festë. Shikova ndihmës trajnerin e NYC FC, Melvyn Pamplona dhe i thashë se unë nuk mendoj se kjo është një bisedë e mirë për tu zhvilluar, duke shpresuar se ai do të më ndihmonte, dhe përgjigjja e tij ishte, mirë ishte vetëm një pyetje” ka deklrauar ajo.

E fjalët e Badillos po i mohon një përfaqësues i Villas, duke i quajtur ato të ‘pavërteta’.

“Ndërsa Villa nuk është përballur kurrë me këtë lloj çështje më parë, ai e vlerëson seriozitetin e kësaj çështje dhe beson se është e rëndësishme të inkurajohen njerëzit të flasin për shqetësimet e tyre.

Kur David mësoi për herë të parë për këtë situatë dy vjet pasi ai tashmë ishte larguar nga ekipi, ai bashkëpunoi plotësisht me hetimin dhe siç ka thënë që nga fillimi – çdo akuzë për sjellje të papërshtatshme është e pavërtetë”, ka thënë përfaqësuesi i lojarit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera