Lajme

Daut Haradinaj viziton Tregun e Gjelbër: Tregu do të ketë hapësirë moderne

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 20 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot gjatë ditës ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë. Haradinaj gjatë kësaj vizite, në bashkëbisedim me tregtarët u njoftua me gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet ky treg.

Përmes profilit të tij në rrjetin social facebook, Haradinaj u shpreh se projekti i tij për tregun parasheh ndërtimin e një hapësire moderne, me kushte të favorshme për tregtarët. Ndërkaq u shpreh se lokalet e vogla zejtare dhe shërbyese, në pronësi të Ndërmarrjes Banesore do të rinovohen plotësisht.

Haradinaj tha se qeverisja e ardhshme do të jetë pranë kësaj kategorie në çdo hap.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera