Lajme

Daut Haradinaj tek KF Rilindja: Klubet sportive do të kenë rol të rëndësishëm në vendimmarrje

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 13 October 2021

Kandidati për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj në vizitë tek klubi i kryeqytetit KF Rilindja ka thënë se gjatë mandatit të tij klubet sportive do të kenë mbështetje të parezervë nga komuna.

Dyfishimi i buxhetit për klubet sportive dhe investimet në infrastrukturën sportiven do të jenë prioritet sipas Haradinajt.

‘KF Rilindja dhe klubet e tjera i japin energji kryeqytetit, ato do të kenë hapësirën e tyre në vendimmarrje’, përfundoi ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Në mandatin tim qeverisës, klubet sportive do të kenë mbështetje të parezervë nga komuna.

Dyfishimi i buxhetit për to dhe investimet në infrastrukturën sportive janë prioritet i ynë.

KF Rilindja dhe klubet e tjera i japin energji kryeqytetit, ato do të kenë hapësirën e tyre në vendimmarrje.

#eparaPrishtina
#punamarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera