Lajme

Daut Haradinaj për deklaratat skandaloze të Feraj: Nuk më bëjnë përshtypje, Kurti të tregojë pse u përzgjodh ai nga regjimi për t’u intervistu dhe amnistu

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 27 September 2022

Daut Haradinaj i pyetur rreth deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Feraj, ka thënë se ato deklarata nuk i bëjnë përshtypje e as nuk i komenton. Sipas tij, Kurti duhet të tregojë se pse vetëm atij iu organizua konferencë për shtyp gjatë qëndrimit në burg.

‘Nuk më bëjnë përshtypje e as që i komentoj. Pyetja i ishte drejtuar kryeministrit se pse ishte i përzgjedhuri nga kryeministri i atëhershëm serb per t’u deklaruar në konferencë për shtyp e më vonë edhe u amnistua nga po ai regjim.

Tutje, Haradinaj u shpreh se nëse Kurti nuk ka arsye t’i shmanget së kaluarës, atëherë duhet të përgjigjet në këtë pyetje.

-Advertisement-

“Të tregojë ai vet pse nuk u përzgjodh Ukshin Hoti apo Nait Hasani. Pyetja nuk i është drejtuar askujt përpos atij.Nuk i komentoj dhe as nuk më bëjnë përshtypje deklaratat e ndonjë personi të tretë”, ka deklaruar Daut Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera