Lajme

Daut Haradinaj fton kundërkandidatët në debat të hapur për kryeqytetin

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 01 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka ftuar kundërkandidatët për shpalosjen e ofertës së tyre në një debat të hapur.

‘’ Tash kur po hymë në 15 ditëshin e fundit të fushatës për Kryeqytetin, përgjatë këtyre muajve kemi biseduar dhe trajtuar shumë tema në interes të Komunës.

Nga pamundësia që t’i përballim argumentet me kundërkandidatët në një debat të hapur, jemi të detyruar që fushatën ta vazhdojmë në formën e njëjtë, me takime në lagje e fshatra të kryeqytetit.

-Advertisement-

Edhe njëherë i ftoj kundërkandidatët që të gjejnë vullnetin dhe ta kemi një shpalosje të ofertës sonë në një debat të hapur,’’ ka theksuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se kjo i shërben demokracisë së vendit.

‘’ Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin se kënd duhet votuar. Kjo i shërben edhe demokracisë dhe kryeqytetit.’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera