Lajme

Daut Haradinaj fton kundërkandidatët në debat publik: Është mundësi e mirë për qytetarët ta japin verdiktin e tyre me gjakftohtësi

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 07 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes një videomesazhi në faqen e tij në facebook, ka ripërsëritur ftesën ndaj kundërkandidatëve për debat publik.

Haradinaj është shprehur se Prishtina e qytetarët e saj kanë nevojë t’i shohin e dëgjojnë idetë, planet e projektet e secilit prej nesh dhe përballë njëri-tjetrit.

Sipas Haradinajt, një përballje e tillë kish me i dhënë mundësi çdo qytetari që me gjakftohtësi të japin verdiktin e tyre.

-Advertisement-

Kujtojmë se kur po hymë në fazën finale të fushatës, opinioni publik ende nuk ka parë kandidatët për kryetar të Prishtinës në një përballje direkte. I vetmi deri më tani që ka shfaqur gatishmërinë për debat të tillë është Daut Haradinaj. Ndërkaq, kundërkandidatët e tij heshti ende, duke refuzuar një përballje direkte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera