DASH: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim, marrëveshjet të zbatohen pa vonesa
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 04 January 2023
Pas rikthimit të qetësisë në veri të Kosovës, Washingtoni kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog mes palëve.
Gjithashtu në mënyrë të prerë implementimin e marrëveshjeve të procesit të dialogut duke thënë se duhet të ndodhë plotësisht dhe pa vonesa. SHBA javëve të fundit është duke insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që sipas tyre do të adresonte të drejtat kolektive të këtij komuniteti.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur zhbllokikimin e veriut të Kosovës nga barrikadat dhe rikthimin në funksion të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit të pyetur për pritjet e Washingtonit për procesin e dialogut tashmë që situata është qetesuar.
“Ne mirëpresim lajmet për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe rihapjen e pikave kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë për Express ky zëdhënës i DASH.
Amerikanët tashmë presin që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të nxitur krijimin e një mjedisi të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi.
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit në përgjigjen e dhënë kanë treguar edhe pritjen e tyre sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit nga palët, e ku një ndër to është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Amerikanët kërkojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut duhet të implementohen plotësisht dhe pa vonesa.
Të gjitha detyrimet e Dialogut duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë.”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Për të çuar palët drejt rinisjes së dialogut, në Prishtinë dhe Beograd gjatë këtij muaji pritet që të zbarkojnë këshilltarët kryesorë të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Edhe një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit Amerikan, Derek Chollet ka paralajmëruar se gjatë pjesës së parë të këtij viti do të vizitojë Kosovën.
Të tjera
-
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë
Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi është...
-
Vuçiq takohet me ambasadorin rus, i flet për Kosovën dhe rezolutën e Srebrenicës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd,...
-
Sijarto pas takimit me Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë
Ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi n...
-
AAK tregon kushtet për shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Prokuroria ngritë aktakuzë kundër Goran Rakiq
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të...
-
Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Serbia mund të hyjë në BE brenda pesë viteve
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, oliver Varhelyi, p...
-
Osmani: Neve po na kërkohet Asociacioni, por përse askush nuk po i kërkon Serbisë të votoj pro Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot në Samitin e Kopenhagës për...
-
Tensione në tubimin para Bashkisë në Tiranë, protestuesit hedhin mὀlotov
Protesta para Bashkisë Tiranë është shoqëruar me tensione. Ashtu si edhe n...
-
Një qytetar nga Prishtina njofton se pranoi rreth dy mijë euro të falsifikuara
Policia e Kosovës ka bërë një person në Prishtinë ka raportuar se kanë pranua...
-
Disa persona ia vëjnë flakën një kamioni në Zubin Potok
Disa persona të panjohur, ia kanë vënë flakën një kamioni në Zubin Potok. ...
-
Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja
Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes kët...
-
Një person në Prishtinë pranoi rreth 2 mijë euro të falsifikuara, konfiskohen paratë metalike
Policia e Kosovës ka bërë një person në Prishtinë ka raportuar se kanë pranua...