DARKAT E ALBINIT
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 06 June 2024
Shkoi Kryeministri Kurti te Presidenti Erdogan, u prit me saltanete të zakonshme, por nga pamjet dhe deklaratat protokolare nuk kuptuam shumë se çka folën. Ndonëse udhëtonte shpesh jashtë vendit për të takuar kryesisht miqët e aleatët nëpër konferenca të niveleve politiko-akademike, në rrethanat e vizitave të rralluara të Kurtit kancelarive të mëdha botërore ftesa për takim bilateral të top nivelit, si kjo me Erdoganin, përbënte lajm!
Andaj natyrshëm ishte rritur kureshtja e opinionit mos Kurti shkoi në vizitë te Erdogani me ndonjë sebep dhe përfitim të rëndësishëm. Por jo, u dhanë vetëm zotimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, duke munguar deklaratat e mëhershme bombastike të Erdoganit kur me tone paternaliste fliste për Kosovën si shtet që e do sikur një sivëlla të vogël të Turqisë, pothuajse jemi provincë e saj.
Në qarshinë politike të Prishtinës pëshpëritej se Kurti ishte vetëftua (në të vërtetë e kishte ftuar Forumi ekonomik Turqi-Kosovë) për të ndikuar në neutralizimin e zhgënjimit të erdoganistëve që janë pjesë e Lëvizjes VV, madje edhe deputetë në Kuvend. Këta konservatorë që kanë gjetë folenë te Lëvizja e dikurshme majtiste e progresiste (?), por që Erdoganin e kanë babë ideologjik, janë duke e kundështuar hapur projektin e kodit të ri civil që e ka përgaditur Qeveria Kuri ku përligjen martesat e gjinisë së njejtë si dhe të drejtat tjera liberale nga kodi civil i BE-së, ku Kosova po e synon anëtarësimin.
Megjithatë, Kurti nuk u kthye nga Turqia pa një lajm pompoz. Në rrjetet sociale ai publikoi disa fotografi nga darka me Orhan Pamukun me shënim euforik: “Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj.”
E citova shënimin në tërësi, jo pse është interesante përmbajtja e saj, e uroj Kryeministrin që të shkruaj edhe shumë kapituj të tjerë të “miqësisë së ardhshme” me nobelistin, – por për shkak të korit të propagandistëve të tij në rrjetet sociale, që me komentet e tyre bastarduan një porosi që Albin Kurti, si qytetar dhe intelektual i lexueshëm dhe i dijshëm, e ka bërë në shenjë të respektit për nobelistin Pamuk. Propagandistët sikur e shëronin një kompleks të vetin të adhurimit të idolit të tyre, duke e marrë egzaltimin e qytetarit Albin me darkën, si dëshmi mbi superioritetin e Kryeministrit të Kosovës në komunikimet e nivele të larta. Te propaganistët ndoshta ka ndikuar mungesa e brumit për hymnizim të takimit të ftohtë të Kryeministrit me Erdoganin, andaj u kapën për darkën me nobelistin, për të goditur të gjithë ata që i nënçmojnë nivelet e Kurtit, edhe politikanët tanë që nuk thirrën në darka të tilla ku as që mund të andërojnë miqësinë me nobelista dhe, çka i prek më shumë, tftoftësia që po e rrethon gjeniun e tyre Kurtin në raportet me top politikanët perëndimorë. Ata jo vetëm që po e izolojnë Kurtin por, tash e një vjet. e kanë ndëshkuar Kosovën me sankcione. Gjtghësesi, padrejtësi!
Kështu pra u trajtu një darkë, pak kohë pasi që kishte ndodh një darkë tjetër ku kryemintër ishte nikoqiri.
Le të krahasojmë dy darkat dhe idenë e niveleve.
Propagandistët e patën injoruar darkën ku ai ishte nikoqir. Edhe vetë Albini e heshti darkën e paradokohëshme që ia pat shtruar njërit nga liderët e opozitës, Memli Krasniqit, ku u bisedua për krizën e ngecjes së vendit në finalizimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve që avancojnë shtetësinë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Pas kësaj darke u tha, pa u demantime, se Kryeministri ishte pajtuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 30 qershor. Por, nuk e mbaji fjalën, dhe nuk e pa të udhës të jep sqarime.
E tash, kur i sheh reagimet e propagandës, të shtrohet pyetja e niveleve. Çka po e dalloka nivelin e një bisede të intelektualit Albin me shkrimtarin nobelist Pamukun, nga biseda e Albinit kryeministër me Memli Krasniqin. Mos po përzihet këtu egzaltimi privat i qytetarit Albin me atë se iu dha rasti të trashë një miqësi me nobelistin (Bravo i qoftë!) me detyrimin e Kryeminstrit që të mbajë përgjegjësinë publike mbi zotimet që i ka dhënë gjatë darkës me liderin opozitar, të vetmin që ia respektojë ftesën?
Edhe nëse Albini e ka ndru mendjen, niveli dhe përgjegjësia publike e postit që mban e do qe ta thotë pse e ndroi qëndrimin. Nuk e bëri këtë, si politikan nuk u tregua gjithaq i nivelit superior, por prej atyre të zakonshëm, pa parime dhe që ndjek interesat e veta për pushtet.
Por, për Albinin Kryeministër ka shumë pse të tjera që ai i hesht duke e injoruar opinionin kosovar. Ta zëmë p.sh. izolimin gjithnjë e më të dukshëm, për shak të veprimeve që i bënte krye në vete pa konsulta me partnerët ndërkombëtarë, për çështjet që janë të interesit më të gjërë, jo vetëm të Kosovës. Pse nuk konsultohej me sponsorët dhe mbështetës të pavarësisë? Pse ia humbi vetës shumë darka me elitën politike perëndomore për hit të një kryeneqësie të çuditshme që jo vetëm atë, por edhe vendin po e çon në izolim, e çmimin për këtë po e paguan e gjithë Kosova.
Autori është kolumnist i rregullt i Gazetës Infokus
Të tjera
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...