Sport

Dardanët: Vendosni interesin e futbollit dhe shtetit para interesave personale

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 06 December 2019

Pas ngjarjeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë reaguar edhe grupi i tifozëve “Dardanët”.

Dardanët thanë se duhet të vendoset interesi i shtetit dhe futbollit para atij personal dhe individual, shkruan gazeta inFokus.

Ata gjithashtu thanë se nuk duhet asnjëherë të prishet marrëdhënia e FFK-së me UEFA-në dhe të mos ketë ndërhyrje politike.

-Advertisement-

“Në këto momente të paqarta dhe brengosëse për futbollin e Kosovës, ne ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, kërkojmë nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevant në këtë situatë të krijuar:që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual; që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënjen e FFK me UEFA; që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë”, thuhet në komunikatën për media nga Dardanët.

Ata bëjnë apel për ftohje të tensioneve dhe theksojnë që nuk mbështesin asnjë individ në veqanti por vetëm futbollin e Kosovës.

Paradoksalisht, në vend se të jemi të fokusuar në ndeshjet e rradhës të Play-off-it, ne dhe gjithë opinioni publik futbolldashës jemi në ethe të ngjarjeve rreth FFK.Bëjmë apel të gjithëve për ftohje të tensioneve që mund të rrezikojnë pjesmarrjen tonë eventuale në Euro2020. Ne, tifozët e Kosovës, nuk mbështesim asnjëherë individ të caktuar, por futbollin e Kosovës. Ne, tifozët e Kosovës, gjithmonë do të pëkrahim strukturat legale në FFK, andaj e perkrahim Kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi. Andrra jonë vazhdon, mos na e ndërpreni”, thuhet në përfunim të kësaj komunikate./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera