Sport

Dardanët me këngë speciale: O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë, çerdhe e dashurisë

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 20 March 2019

Kombëtarja e Kosovës është në prag të dy sfidave të cilat do t’i zhvillojë në stadiumin mitik, Fadil Vokrri, fillimisht kundër Danimarkës dhe më pas kundër Bullgarisë.

Tifozët e Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’ kanë publikuar një këngë të bukur në faqen zyrtare në Facebook. Ky tekst, është teksti i himnit të Kosovës, mirëpo teksti zyrtarisht nuk është i pranuar si pjesë e himnit, andaj në ceremonitë shtetërore nuk bën pjesë.

“O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë, çerdhe e dashurisë”, është vetëm një frazë e himnit të publikuar nga Dardanët.

-Advertisement-

Kujtojmë që Kosova më 21 mars luan me Danimarkën një ndeshje miqësore dhe më pas më 25 mars takohet me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve të EURO 2020.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën fantastike të publikuar në faqen e ‘Dardanëve’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera