Lajme

Dardan Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për grābitjen në kazino në vitin 2012

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 29 April 2024

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj Dardan Krivaqës për rastin e grabitjes, vepër kjo që akuzohej se e kishte kryer në vitin 2012.

Pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, Krivaqa u shpall fajtor dhe u gjykua me 4 vjet burgim, dënim i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

-Advertisement-

“I pandehuri D.K., është shpallur fajtor sepse me datë 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Kundër aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera