Lajme

Hoxhaj në Katar takon ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Finlandës

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 15 May 2024

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në vizitë zyrtare në Katar ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Katarit, ka takuar ministra e deputetë të këtij shteti, por edhe të shteteve tjera evropiane.

Ai ka takuar në Katar edhe Ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Finlandës, Ville Tavio, me të cilin shkroi se bisedoi për tema të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Kënaqësi të takoj në Katar, Ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Finlandës, Ville Tavio, dhe të bisedojmë për tema të bashkëpunimit të ndërsjellë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

-Advertisement-

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ai ka takuar Mevlüt Çavuşoğlu, ish-ministër i jashtëm dhe deputet i Kuvendit të Turqisë si dhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë në mes të Katarit dhe Kosovës, Mohd bin Fahad Seif Al-Mesallam dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Katarit, Yousef bin Ali Al Khater.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera