Lajme

Dardan Gashi: Të gjithë ata që presin se Specialja do të zbardh vrasjet e aktivistëve të LDK-së do të zhgënjehen

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 11 April 2023

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se Thaçi e të tjerët nuk kanë pasur përgjegjësi komanduese gjatë luftës në Kosovë.

Gashi në RTV Dukagjini thotë se në Kosovë kanë vepruar edhe grupe tjera të armatosura pos UÇK-së siç është FARK-u dhe se sipas tij këto formacione nuk i janë bindur Hashim Thaçit.

“Ka njerëz që dalin në studio dhe thonë Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë vrarë njerëz. A keni fakte: “Jo nuk kemi. Por e dimë se kanë ndodhur këto”. Pas këtyre deklaratave ata vazhdojnë dhe flenë mirë”.

-Advertisement-

“Familjet që kanë dhimbjet e veta i mirëkuptojmë, por nuk duhet dhënë shumë hapësirë. E kanë institucionin e gjykatës le të shkojnë. I dinë mirë proceset”, shtoi Gashi.

Ish-ministri thotë se nuk mund të del diçka e re nga debatet për Gjykatën Speciale pasi sipas tij është thënë gjithçka deri me tani.

“Frikohem se të gjithë ata që presin se Specialja do të zbardh vrasjet e shqiptarëve, sidomos aktivistëve të LDK-së do të zhgënjehen. Kjo Gjykatë nuk mund të zbardhë vrasësin. Mund në mënyrë paushallë të deklarohen se “ne nuk e dimë kush e ka vra, por ti ke qenë përgjegjës dhe ty po ta lëmë vrasjen”, por zbardhje të emrave konkret nuk do të ketë”, ka deklaruar Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera