Lajme

​Dalin rezultatet e testit, a ishte e droguar kryeministrja finlandeze

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 22 August 2022

Mostrat e marra më 19 gusht nga kryeministrja Sanna Marin tregojnë se ajo nuk kishte substanca narkotike në organizëm, njoftoi qeveria finlandeze.

Qeveria njoftoi se Marin e pagoi vetë testin e drogës dhe se mediat do të mund të marrin më shumë detaje rreth testimit nga kabineti i saj. Është bërë i ditur edhe emri i mjekut që ka firmosur rezultatet e analizës.

Marin bëri një test droge me iniciativën e saj pasi u shfaqën në publik video të saj duke kërcyer në një festë ku ajo mori pjesë.

-Advertisement-

Ajo mohoi akuzat se ishte droguar dhe theksoi se kishte pirë vetëm alkool atë mbrëmje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera