Lajme

Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 06 July 2026

Qumështorja “Vita” ka njoftuar se rezultatet e analizave të realizuara nga AUVK kanë dalë pozitive për produktet e saj, duke theksuar se nuk janë gjetur përbërës të ndaluar.

Sipas njoftimit, mostrat e qumështit “Vita” nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe as vaj palme.

Po ashtu, kompania ka bërë të ditur se pas takimit të sotëm me përfaqësues të fermerëve dhe ministrinë përkatëse, është arritur marrëveshje e përkohshme për vazhdimin e grumbullimit të qumështit nga fermerët, deri në publikimin e rezultateve të plota të analizave më 13 korrik.

-Advertisement-

“Vita” ka theksuar se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar ndaj cilësisë dhe konsumatorëve, duke falënderuar për besimin e vazhdueshëm.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy