Lajme

Dalin pamjet e vendosjes së tritolit në lokalin e 24-vjeçarit në Kamëz

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 18 November 2023

 Janë publikuar pamjet e vendosjes së sasisë së tritolit në bar kafen e 24 vjeçarit, Oltjan Muçajt në Kamëz.

Siç mund të shihni në videon e siguruara nga Tv Klan, një makinë tip “Audi” shfaqet përpara lokalit në pronësi të të riut dhe njëri prej autorëve zbret me lëndën plasëse në dorë.

Pasi e vendos me shpejtësi në pjesën e jashtme të biznesit të Oltjan Muçajt ai futet sërish në makinë dhe largohet me shpejtësi së bashku me shoferin e saj.

-Advertisement-

Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:25 të mëngjesit të kësaj të shtune në rrugën “Donald Trump”, ku nga shpërthimi u regjistruan vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme të lokalit.

Vetë 24-vjeçari, që zotëron bar kafen e marre me qira është shprehur përpara hetuesve se nuk ka konflikt me njeri dhe se nuk ka dijeni se kush mund t’ia ketë vendosur tritolin tek biznesi i tij.

Grupi hetimor dyshon se ngjarja ka patur si qëllim kërcënimin e Oltjan Muçajt, ndaj policia dhe prokuroria po verifikojnë nëse i riu ka patur ndonjë konflikt në të shkuarën.

Për identifikimin e autorëve grupi hetimor shpreson tek pamjet e kamerave të sigurisë të cilat kanë fiksuar lëvizjet e tyre./Tv Klan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera