Dalin pamjet e ushtarëve amerikanë në pjesën veriore
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 20 August 2022
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë. Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave.
Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.
Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti./rel
Dalin fotografitë e ushtarëve amerikanë pas stacionimit në pjesën veriore
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë. Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave.
Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.
Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti./rel
Në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 20 gusht është parë prezencë e shtuar e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, që shërbejnë në Kosovë. Situata në këtë zonë të Kosovës është e qetë.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, tensionet u rritën në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës, atë për targat dhe dokumentet serbe.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, vazhdimisht ka përsëritur se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Pjesëtarë të KFOR-it amerikanë në Jarinjë, në veri të Kosovës. Më 31 korrik dhe 1 gusht, rrugët që çonin drejt pikëaklimit kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën dhe Serbinë, u bllokuan nga barrikadat. Por, ato u hoqën pasditen e 1 gushtit.

Prezencë e KFOR-it shihet edhe në Rudarë, një tjetër zonë ku u ngritën barrikada 3 javë më parë. Prezencë e shtuar e KFOR-it është parë përgjatë gjithë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës.

KFOR ka afër 4.000 ushtarë në Kosovë dhe funksionon sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Kosovës pasditen e 1 gushtit shtyu zbatimin e dy vendimeve për targat dhe dokumentet serbe deri më 1 shtator. Vendimi për targat ka të bëjë me riregjistrimin e të gjitha makinave që qarkullojnë në veri, e që janë të pajisura me targa serbe. Ndërkaq, vendimi për dokumentet konsiston me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë. Këtë praktikë, Serbia e aplikon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

Pas rritjes së tensioneve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në takimet e mbajtura më 18 gusht, palët nuk arritën asnjë marrëveshje sa i përket targave dhe dokumenteve serbe. Por, BE-ja tha se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun për këto çështje si dhe për një marrëveshje finale për normalizimin e plotë të raporteve.
Pas rritjes së tensioneve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në takimet e mbajtura më 18 gusht, palët nuk arritën asnjë marrëveshje sa i përket targave dhe dokumenteve serbe. Por, BE-ja tha se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun për këto çështje si dhe për një marrëveshje finale për normalizimin e plotë të raporteve
Të tjera
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...