Sport

Dalin pamje të reja se si një tifoz ‘lakuriq’ hyri në fushë në takimin mes Granadas dhe Manchester Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 08 April 2021

Ndeshja ndërmjet Granadas dhe Manchester Unitedi që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës është dashur të ndalet për një minutë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi një tifoz ‘lakuriq’ ka hyrë në fushë në minutën e 5’ të takimit dhe ka vrapuar deri në momentin kur është kapur nga sigurimi i stadiumit.

Tashmë kanë dalur pamje të reja se si tifozi hyri nudo në fushë për tu bërë viral në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Vlen të theksohet se ballafaqimi mes ekipit spanjoll dhe atij anglez po zhvillohet pa shikues për shkak të masave anti-Covid dhe akoma nuk është bërë e ditur se si ky tifoz ka hyrë në stadium.

Kur po luhet minuta e 65’, Manchester Unitedi është duke fituar në udhëtim te Granada me rezultat minimal 0-1.

Golin për ‘Djajtë e Kuq’ e ka realizuar sulmuesi anglez, Marcus Rashford, në minutën e 31’ të ndeshjes./Gazeta inFokus/

LAJMI I FUNDIT: Ndërpritet ndeshja ndërmjet Granadas dhe Manchester Unitedit, një person futet nudo në fushë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera