Lajme

Dalin detaje të reja të versionit të ri të planit “franko -gjerman” dhe afati për marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 06 December 2022

ipas portalit EURACTIV, Bashkimi Europian i ka dorëzuar Kosovës e Serbisë një draft të përditësuar të propozimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Versioni i ri përmban një afat dhe përmbledhje të veprimeve që Kosova e Serbia duhet të bëjnë.

Projekt-propozimi i përditësuar është pranuar nga të dyja palët para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Sipas zyrtarëve të BE’së që kanë folur në kushte anonimiteti pritet që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit, tha një zyrtar i lartë i BE-së në margjinat e samiti të martën duke folur në kushte anonimiteti.

“Pasi dëgjuam të dyja palët, ne e riformuluam propozimin, ai është rregulluar mirë,” tha zyrtari

-Advertisement-

Propozimi përmban një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh se kur dhe si duhet të ndodhin gjërat”, tha ai.

“Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale (…). Nuk është njohje e plotë (…) por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve”, shtoi zyrtari.

I pyetur për afatin kohor për zbatimin e mundshëm të marrëveshjes, zyrtari i BE-së tha se ndërsa kjo do të “varet nga vullneti i palëve”, ai pret rezultate në “më pak se një vit” kohë.

Me të mbërritur në samitin e BE-së në Tiranë, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, u konfirmoi gazetarëve se të dyja palët kishin marrë versionin e përditësuar dhe se ai pret “diskutime serioze”.

Ndërkohë Euractiv ka shkruar edhe për planet e Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në BE.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha pas mbërritjes se Prishtina do të dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në BE deri në fund të vitit, duke u zotuar për angazhimin për bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli me Serbinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura.

“Do të shpall sot këtu para të gjithë liderëve të BE-së: Kosova do të dorëzojë aplikacionin e saj për anëtarësim në BE deri në fund të këtij viti”, u tha ajo gazetarëve.

“Ne besojmë se dialogu që udhëhiqet nga BE-ja dhe mbështetet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e vetmja rrugë përpara drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që përqendrohet në njohjen reciproke”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera