Sport

Daku: Rivalët na motivuan, Ballkani do të jetë i ‘egër’

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 20 May 2020

Skuadrat kosovare ka dy ditë që i janë rikthyer stërvitjeve në grup, të cilat iu kanë munguar në dy muajt e fundit, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kështu edhe skuadra lidere e Superligës gjatë ditës së djeshme ka stërvitur në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Gazeta OLLE.

Stërvitja e parë pas dy muajsh për sulmuesin e rrezikshëm të Ballkanit, Mirlind Daku shkoi mjaft mirë.

-Advertisement-

Sipas tij, stërvitjet në grup i kanë munguar mjaft shumë.

“Stërvitja e parë ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishim të përmalluar për topin, pasi ka qenë një periudhë e vështirë për ne si futbollist të mbanim formën fizike individualisht dhe me vrapim, ishim afër të bëhemi maratonistë (qesh)”, tha fillimisht Daku.

Tutje, sulmuesi gjilanas ka komentuar edhe zërat e fundit se skuadra që ai luan po ‘frikësohet’ të vazhdon kampionatin dhe po synon titullin në tavolinë.

Sipas Dakut, kjo gjë vetëm i ka dhënë motiv shtesë ekipit të tij për të vazhduar tutje.

“Ballkani do të lufton në dy frone, kjo skuadër do të jetë ende më e ‘egër’ në vazhdim. Arsyeja pse nuk kemi dashur të rinisim kampionatin ka qenë për shkak të frikës edhe për familjet tona. Por gjitha deklaratat e bëra nga rivalët kanë na kanë dhënë vetëm më shumë vetëbesim për të vazhduar tutje. Kështu përballë tashmë do ta kenë një Ballkan të frikshëm në vazhdim”, shtoi Daku tutje.

Për fund, Daku ka shtuar se do të kërkojnë titullin kampion për të gëzuar edhe presidentin e tyre, Arsim Kabashi, i cili iu ka qëndruar pas në çdo aspekt futbollistëve të Ballkanit gjatë kësaj kohe me pandemi.

“Titullin do të mundohemi të fitojmë për presidentin e klubit Arsim Kabashi që me një fjalë iu mbylli gojën të gjithëve me mbështetjen që na ka bërë gjatë kësaj kohe me pandemi, do të luftojmë edhe për të që në fund ta gëzojmë”, përfundoj Daku.

Kujtojmë, Daku te Ballkani po luan si futbollist i huazuar nga Osijeku i Kroacisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera