Lajme

Dakaj: Albin Kurti e ka kap bajrakun thu ti që ky dhe të tjerët prapa tij e kanë bërë luftën në këtë vend

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 18 January 2025

Ka një javë që në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore.

Përgjatë këtyre ditëve, sipas gazetarit Shkëlzen Dakaj e kemi parë një paradoks.

“Paramendojeni, tri parti politike që prijësit e tyre vijnë prej krahut të luftës, kanë qenë komandantë të luftës dhe i kanë lënë këto nacionalizmat, e patriotizmin, edhe e kemi një Vetëvendosje që bazat e saj i ka në një organizatë, pra ka lindë nga një organizatë joqeveritare multietnike që deri në fushatën e vitit 2019 ka trumpetu me rock-grupe, me rini me një gjuhë pak moderne, edhe tash e kthen lojën në këtë pjesën e nacionalizmit”, ka thënë Dakaj në emision “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

-Advertisement-

Dakaj ka theksuar se kryeministri Kurti e ka “marrë bajrakun” për temën e luftës.

“Ky (Albin Kurti) e ka kap bajrakun thu që ky dhe të tjerët prapa tij e kanë bërë luftën në këtë vend. Mos të harrojmë, të rinjtë e këtij vendi janë lodhë me këtë luftë, luftë, luftë, komandanta. Madje, pikërisht kjo parti politike ka qenë që nëse dikush e ka degradu vlerën më sublime të këtij populli, e që i ka etiketu, e i ka sha, e i ka fy, e i ka ofendu komandantët e luftës ka qenë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, ka deklaruar Dakaj, duke folur për gjuhën që është përdour përgjatë fushatës zgjedhore. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera