Daka: KQZ-ja nuk po i keqëpërdorë votat nga diaspora
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 25 February 2021
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, ku është duke u diskutuar edhe për votat e diasporës.
Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka reaguar ndaj ankesave të përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje Alim Rama lidhur me refuzimin e votave të diasporës.
Daka ka thënë se KQZ-ja ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve nga jashtë të votojnë, duke i kryer të gjitha procedurat brenda vetëm 10 ditësh, duke shtuar se nëse dikush ka prova që KQZ-ja i ka mohuar dikujt të drejtën e votës apo e ka keqpërdorur votën e dikujt, le të shkojë në Prokurori dhe t’i dorëzojë faktet.
“Mos harroni që kjo KQZ-ja për 38 ditë ua ka mundësuar votimin 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës, brenda 10 ditësh të aplikojnë, të regjistrohen, të verifikohen dhe të gjitha këto procedura të kryhen përkundër faktit që ju po mundoheni të thoni vazhdimisht se KQZ-ja nuk është duke i penguar, përkundrazi ka bërë maksimumin e mundshëm që çdo qytetari t’i jepet e drejta të votojë. Nëse keni prova që KQZ-ja me qellim dikujt ja ka mohuar të drejtën e votës apo e ka keqpërdorur urdhëroni në Prokurori, dorëzoni fakte dhe vazhdojmë”, ka thënë Daka në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...