Daimler heq dorë nga Smart për shkak të Mercedesit
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 29 October 2018
Fundi i gjeneratës aktuale të modelit Smart mund të thotë dhe fundin e këtij brendi të specializuar për prodhimin e veturave të vogla për qytet.
Gjenerata e tretë aktuale e Smart-it është krijuar si produkt i bashkëpunimit të kompanisë Renault dhe Daimler, kështu që në këtë platformë mekanike prodhohen modele të markës Smart dhe Renault Twingo.
Sipas Automobile Magazine, e ardhmja e brendit Smart është e paqartë, pasi Renault pas përfundimit të ciklit të prodhimit të Twingo do të tërhiqet nga partneriteti. Si rezultat i kësaj, Mercedes do të shuajë markën Smart kah gjysma e dekadës së ardhshme, transmeton KosovaPress.
I njëjti burim thekson se nën udhëheqjen e njeriut të parë të kompanisë, Ole Kalenijus, i cili pozitën e drejtorit të Daimlerit do ta marrë në fillim të vitit 2019, prodhuesi gjerman do të vendosë që të fillojë të krijojë një automobil të vogël urban me shenjën e Mercedesit.
Kështu, në vend të emblemës së Smart-it, rivali i ardhshëm premium i modeleve sikurse janë Audi A1 dhe MINI do të ketë shenjën e “yllit me tre cepa”.
Ky skenar tjetër parashikon që Mercedes për gjeneratën e ardhshëm të klasës A, e cila do të shfaqet në vitin 2025, do të largojë platformën aktuale të mekanizmit MFA2 dhe të krijojë një të ri, më fleksibël, që përveç automjeteve me benzinë dhe dizel duhet të mbështesë edhe veturat elektrike.
Mercedes, me sa duket, tashmë po shikon mundësinë e prodhimit të veturave të vogla urbane, të cilat aktualisht janë nën shenjën “Klasa U”.
Nëse ky plan do të realizohet, Mercedes në kuadër të këtij segmenti të ri automobilistik do të prodhojë më shumë modele, duke përfshirë veturat për udhëtarë hatchback me 3 dhe 5 dyer ngjashëm me rivalin nga MINI, por edhe furgonë të vegjël.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...































