Rozë

Dafina Zeqiri me ndryshim drastik, rruan një pjesë të flokëve të saj

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 06 April 2018

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo i është nënshtruar ndryshimeve të shumta në pamje, të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga fansat e saj.

Së fundmi, këngëtarja Zeqiri ka vendosur të bëjë sërish një ndryshim, kësaj radhe në flokët e saj.

-Advertisement-

Ajo ka rruar tërësisht gjysmën e flokëve të saj, ndërsa ka lënë ashtu siç ishin ato në pjesën e sipërme.

Nuk dihet nëse këtë ndryshim, Dafina e ka bërë për ndonjë projekt të ri të sajin, megjithatë duket se ka guxuar mjaft shumë.

Projekti i saj i fundit mbetet kënga “Ti s’e din”, gjersa pritet që së shpejti të nisë punën për projektin pasues.

Image

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera