Lajme

Daçiqit i “vjen keq” që në Kosovë nuk ka përparime

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 19 May 2017

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke marrë fjalën në takimin ministror të Këshillit të Europës, që po mbahet në Nikozi të Qipros, shprehi “keqardhjen” pse në Kosovë nuk shënohen përparime, raportojnë mediet e Beogradit

“Serbia me keqardhje vë re se edhe pas zbatimit shumëvjeçarë të projekteve të ndryshme të Këshillit të Europës nuk janë shënuar përparime të dukshme në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore në Kosovë e Metohi”, citohet të ketë thënë ai.

“Kjo, – siç është shprehur ai, – vihet re në jetën e përditshme të personave që nuk i përkasin komunitetit shqiptar, kryesisht serbëve”.

-Advertisement-

Akuzat ndaj shqiptarëve, që i bëri ai në këtë takim ndërkombëtar, tingëllojnë si ato që bëheshin gjatë regjimit të Millosheviqit, që përfundoi me masakra e dëbim masiv të shqiptarëve dhe bombardimin e Serbisë nga NATO.

“Të drejtat që vazhdojnë të shkelen ose që kërkojnë mbrojtje shtesë kanë të bëjnë me sigurinë fizike e juridike e deri te e drejta në domenin e pronës, kulturës dhe respektimi i lirive fetare, përfshirë edhe qasjen e lirë trashëgimisë kulturore e fetare”, u shpreh Daçiq, transmeton Koha.net.

Ai nuk ka ngurruar të shfaq “gatishmërinë e Serbisë të jetë partnere konstruktive e Këshillit të Europës në aktivitetet e saj të ardhshme në Kosovë e Metohi”, siç e quan Republikën e Kosovës.

“Me qëllim të avancimit të mbrojtjes së të drejtave njerëzore, demokracisë dhe sundimit të ligjit Serbia mbështet vazhdimin e angazhimit të Këshillit të Europës në Kosovë e Metohi krahas respektimit të plotë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe të qasjes neutrale statusore”, ka thënë Daçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera