Daçiq: Kosova ka vota për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, por s’i plotëson kushtet

Autori: Gazeta inFokus
15:34 | 15 January 2023
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Kosova ka një numër të mjaftueshëm votash për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE), duke pasur parasysh numrin e vendeve në këtë organ që e kanë njohur Kosovën.
“Kur bëhet fjalë për vendet që e kanë njohur Kosovën, jemi në pozitën më të keqe në Evropë”, ka thënë Daçiq në një intervistë për gazetën Politika, duke shtuar se kërkesa për pranimin e Kosovës nuk është aktivizuar në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe se Irlanda nuk e bëri këtë gjatë presidencës së saj, përcjell Danas, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, Kosova në thelb nuk do të kishte të drejtë të jetë anëtare e Këshillit të Evropës sepse siç tha ai “nuk është bërë anëtare e OKB-së dhe vetëm shtetet mund të jenë anëtare”.
I pyetur nëse Serbia mund të bëjë lëvizje dhe të tërhiqet nga ai organ, kryediplomati serb tha se “është e nevojshme të vlerësohet se cilat janë interesat e Serbisë dhe se Serbia nuk do të pajtohet me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.
“Përveç shtetësisë si kusht formal, ata nuk i plotësojnë fare kushtet politike për të qenë kandidat”, tha Daçiq.

Të tjera
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...
-
Përplasje mes pesë automjeteve në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona
Një aksident mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën r...
-
Deri në 38°C – parashikimi i motit nga Mendim Rugova për ditët në vazhdim
Meteorologu Mendim Rugova parashikon mot shumë të nxehtë për ditën e premte, ...
-
LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri ...
-
Ja kur do të hapet pishina e Gërmisë
PNPL “Sport Marketing” SH.A, Prishtinë ka njoftuar se bazuar në planifikimin ...
-
Infokus siguron dokumentin që PDK ia ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për tri seancat e fundit konstituive
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin zyrtar që Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Asambleistja e VV-së në Prizren i bashkohet AAK-së
Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizua...
-
Lekaj i quan të turpshme deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: Pa ta s’do të kishte shtet, flamur e as institucione që ti i ke uzurpuar
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar kryeministrit në ...
-
Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heq...
-
Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve
Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në ...
-
Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i ësht...