Lajme

Daçiq dhe Hill nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 05 January 2023

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq nënshkruan sot në Beograd një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Departamentit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton Reporteri.net.

Pas nënshkrimit, Hill tha se është i kënaqur që SHBA dhe Serbia “janë në të njëjtën anë për shumicën e çështjeve me të cilat përballen të dy vendet dhe se kanë një vizion të përbashkët për problemet e ndryshme”.

Ndërkaq, Daçiq tha se memorandumi është një mundësi tjetër për bashkëpunim dhe mirëkuptim të mënyrës së punës së Departamentit të Shtetit dhe se do të ndihmojë në zhvillimin e vizitave dhe kontakteve të nivelit të lartë.

-Advertisement-

“Ne shpresojmë për një vizitë të Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken, e cila do të konfirmojë vendosmërinë e Uashingtonit për të zhvilluar marrëdhëniet me Serbinë,” tha ai.

Daçiq shpjegoi se memorandumi vendos një sistem bashkëpunimi në shkëmbimin e punëtorëve dhe u hap mundësinë qytetarëve të Serbisë që të përmirësojnë njohuritë e tyre në SHBA në fushën e diplomacisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera