Sport

Cutrone: Po mësoj shumë nga Higuain

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 05 October 2018

Sulmuesi italian pati një tjetër paraqitje të mirë në ndeshjen e mbrëmshme.

Patrick Cutrone ishte edhe njëherë shpëtimtar i Milanit, duke realizuar dy gola në fitoren 3-1 të rossonerëve ndaj Olympiakosit në Ligën e Evropës.

Pas ndeshjes talenti italian theksoi se është i lumtur për golat dhe se një ndihmesë të madhe po e merr nga Gonzalo Higuain, me të cilin luajti në sulm mbrëmë.

-Advertisement-

“Punoj shumë dhe çdo ditë, me Gonzalon që më ndihmon. E shoh në stërvitje dhe mundohem t’i vjedh lëvizjet, por përmirësimi ka të bëjë vetëm me mua”, ka thënë Cutrone.

“Shpresoj që të luajmë përsëri së bashku, por vendimi i përket trajnerit. Për mua e rëndësishme është të jem gati sa herë më aktivizon, nga stoli apo si titullar”.

“Për mua çdo ndeshje është e rëndësishme, edhe miqësoret madje”, ka theksuar sulmuesi i Milanit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy