Fokus

Çudia e Burim Berishës, 8 Marsin e feston në muajin prill, shpenzon mijëra euro të komunës

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 31 May 2024

Një veprim i Komunës së fushë Kosovës drejtuar nga Burim Berisha lë vend për shumë habi.

Ditën e Gruas, 8 Marsin ka vendosur ta festoj në muajin pasues, pra në muajin prill.

Për këtë ka shpenzuar mijëra euro.

-Advertisement-

Në raportin e shpenzimeve shihet se Komuna e Fushë Kosovës në muajin prill të këtij viti ka mbajtur dy dreka për të festuar 8 marsin, e që buxhetit të komunës i kanë kushtuar afër 6 mijë euro.

Ahengu i parë kësaj komune i ka kushtuar 4,686 euro ndërsa ndeja e dytë 1,012 euro.

Komuna e Fushë Kosovës njihet për shpenzime interesante të buxhetit të saj./GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera