Sport

Cristiano te Juventusi? Mërziten punëtorët e FIAT-it

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 06 July 2018

Juventusi mund të shpenzojë 220 milionë euro për të pasur shërbimet e Cristiano Ronaldos (100 milionë Realit dhe 120 milionë paga e futbollistit për 4 sezonet e ardhshme).Në një kohë që tifozët bardhezinj janë shumë të lumtur nga kjo gjë, punëtorët e FIAT-it janë mërzitur jashtë mase.

“Pasi blenë Gonzalo Higuain, duan të blejnë edhe Cristiano Ronaldon? Është turp i madh. Punëtorët e FIAT-it kanë 10 vite me të njëjtën pagë. Me pagën e Cristianos mund të kishin rritur pagat e çdo punëtori me 200 euro. Në këto vite kemi humbur 10,7% nga inflacioni”, thotë Gerardo Giannone, punëtor i FIAT-it prej 18 vitesh tashmë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera