Sport

“Cristiano Ronaldo është vrasës”

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 16 October 2017

Isco ka lavdëruar Cristianon, që kundër Getafes shënoi vetëm golin e parë këtë edicion në La Liga.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” nuk e ka nisur mirë sezonin në La Liga pasi golin e parë këtë edicion e arriti vetëm në fitoren 2:1 kundër Getafes, duke ia dhuruar tri pikë Real Madridit.

Isco beson se kjo formë e luhatshme e portugezit ka të bëjë me dënimin prej pesë ndeshjeve në fillim të edicionit, teksa tregoi se herët apo vonë të gjithë e dinë se golat për Cristianon do të vijnë.

-Advertisement-

“Të gjithë e dimë se mungesa e golave ishte vetëm çështje kohesh për Ronaldon”, u shpreh Isco, pasi portugezi shënoi të parin në La Liga.

“Cristiano është vrasës. Në Ligën e Kampionëve qëndron më mirë, kurse në La Liga i ka kushtuar pak fillimi për shkak dënimit, por ne kemi nevojë për të”, deklaroi Isco.

Këto komente Isco i bëri para ndeshjes Real Madrid – Tottenham, që do të zhvillohet të martën në “Santiago Bernabeu”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera